Me siguri të gjithë e mbani mend para disa vitesh fustanin që i bëri të gjithë të debatojnë për ngjyrën e vërtetë të 6tij. Blu me të zezë apo i bardhë me ‘gold’?! Ky ishte diskutimi që u bë kudo për javë të tëra në vende të ndryshme të botës dhe tashmë është kthyer sërish.
E githë dilema po ndodh vetëm falë Billie Eilish. Këngëtarja me famë botërore, me anë të disa postimeve në Instagram dhe Twitter, u shpreh se një herë babai i saj i komplimentoi atletet që ngjyrat rozë dhe e bardhë kombinoheshin kaq mirë me njëra-tjetrën.
Billie tha se babai i saj duhet të jetë çmendur pasi këto atlete janë ngjyrë mente me të bardhë dhe jo rozë. Menjëherë plasi debati online ku komentuesit e shumtë kundërshtonin njëri-tjetrin rreth ngjyrës së atleteve të këngëtares.
Shumë prej tyre i shikonin ngjyrë mente me të bardhë e shumë të tjerë rozë me të bardhë. Ne në Top Albania Radio shohim ngjyrën rozë, pasi e bardha mbetet e pandryshuar për të dyja palët. Po ju çfarë ngjyre i shikoni atletet?!