Celebrities Gossip Showbiz

Billie Eilish dhe rebelizmi i saj, këtë herë në “shënjestër” J.Lo, çfarë ka ndodhur mes dy artisteve?!

Mbrëmjen e kaluar në New York u mbajt ndarja e çmimeve të “MTV Video Music Awards 2021″. Shfaqja, me moderatore yllin Doja Cat, u transmetua në MTV e po ashtu edhe në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Veshjet e të ftuarve siç dihet gjithmonë dalin jashtë konceptimit të çdokujt. Mesa duket ky do të jetë edhe një vit që do të mbahet mend gjatë për shkak edhe të veshjeve. Disa prej të ftuarve kishin ardhur pothuajse të zhveshur dhe disa të tjerë ishin brënda normales. Mbretëresha e skandalit këtë herë ishte Megan Fox e cila nuk i la shumë vend imagjinatës me fustanin e saj tyl dhe tangat që kishte veshur për këtë rast. Hidhini një sy këtij link-u për të parë disa veshje që nga komentuesit janë cilësuar si më skandalozet.

Së fundmi, ajo çfarë është bërë virale nga ky eveniment i rëndësishëm përtej çdo ndodhie tjetër ka qenë një gjest i këngëtares së njohur Billie Eilish. Super ylli është kritikuar për shkak të reagimit të saj në çmimet e evenimentit “MTV VMA” ku injoron paraqitjen në skenë të këngëtares Jennifer Lopez dhe nuk duartroket. Video ku Billie shfaqet indiferente ndaj super yllit latin po qarkullon kudo.

Ndjekësit e kanë komentuar këtë veprim të këngëtares si mosrespekt për kolegët më të vjetër dhe se kjo nuk është hera e parë që ajo vepron në këtë mënyrë. Rikujtojmë, se në një intervistë të vitit 2009 Eilish shprehu neveri për veshjen e Lady Gaga-s në “MTV VMA”.

Billie Eilish është një këngëtare dhe kompozitore amerikane, e cila fitoi vëmendjen e publikut në vitin 2015 me këngën e saj ‘‘Ocean Eyes’’. Por duket se kjo vëmendje tashmë nuk i pëlqen më këngëtares. Së fundmi, ajo është shprehur se e gjen prezencën e saj në internet super “bezdisëse” dhe e kupton se pse.