Celebrities Gossip Music

Billie Eilish është një tifoze e zjarrtë e hitit të njohur!

Me ‘Rolling Loud’, ‘Day N Vegas’, ‘Astroworld Fest’ dhe shumë ngjarje më të mëdha muzikore të planifikuara ende gjatë javëve të ardhshme, sezoni i festivalit të madh dhe të njohur nuk ka mbaruar. Festivali i Muzikës ‘ACL’ aktualisht po përgatitet për fundjavën e tij të dytë radhazi në veprim, por fansat ende po përjetojnë momentet e tyre të preferuara nga kjo fundjavë që kaloi.

Artistë si Tyler, The Creator, Erykah Badu, Doja Cat, Polo G, dhe më shumë ishin të gjithë të pranishëm, dhe falë një paraqitje të papritur nga Miley Cyrus, seti ‘ACL’ i Megan Thee Stallion ditën e premten ishte një nga shfaqjet më të përfolura nga festivali. Tani, rezulton se përveç Miley që rrëzoi setin e Megan-it, Billie Eilish ishte gjithashtu atje, duke kërcyer nga skena anësore.

Duke gjykuar nga videoja, mund të nxirret përfundimi se Billie Eilish është me siguri një tifoze e zjarrtë e Thee Stallion, dhe më konkretisht të një prej hiteve të saj më të mira “Body”. Ndërsa kënga është duke u luajtur, Billie Eilish shihet duke vallëzuar me hitin viral TikTok dhe duke recituar tekstin e këngës.

Videoja u postua fillimisht në story-n e artistes së ‘Happier Than Ever’ në Instagram me mbishkrimin e mbushur me emoji, “AAH @theestallion”, dhe një fotografi tani është ripostuar në Instagramin e DJ Akademik.

Rikujtojmë gjithashtu se Billie Eilish do të performojë si Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ në koncertin e ardhshëm të Danny Elfman në Los Angeles. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ do të ngjitet në skenë në stadiumin e  ‘Banc of California’ në Los Anxhelos më 29 tetor për të interpretuar Këngën e Sally nga klasiku i ‘stop-motion’-i i vitit 1993.