Celebrities

Billie Eilish ka gati dhuratën më të bukur dhe më të nevojshme për këtë sezon festash që po afron!

Billie Eilish mesa duket këtë vit e ka marrë gjithçka shumë seriozisht. Kjo për të vetmen arsye sepse po sjell jashtëzakonisht shumë surpriza për të gjithë fansat dhe për të gjithë ndjekësit e saj. Nuk po flasim për një paisje të vogël muzikore të personalizuar me imazhin e Billie-t, as për çokollatën e saj vegane, as për parfumin e ri.

Bëhet fjalë për disa produkte meqë po vjen sezoni i festave. Këtë vit ajo ka sjellë një risi të re. Nëse gjatë këtij sezoni festash do të donit që ta zbukuronit shtëpinë apo ambientin tuaj dhe padyshim do të donit një ndjenjë dhe gjurmë të fitueses së shumë çmimeve dhe krijuses së hiteve më të njohura në mbarë botën mjafton një porosi e thjeshtë.

Billie ka sjellë për të gjithë, zbukurimet më të reja të cilat janë pjesë e koleksionit të saj të pafundëm të gjërave, i cili quhet ‘Happier Than Ever’. Ne na mbetet vetëm të presim sepse kështu siç e ka nisur Billie shumë e shumë surpriza të reja do të vijë.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se fokusi i saj tashmë janë vetëm fëmijët. Duke qenë se këngëtarja e njohur 19-vjeçare ka pak kohë që ka krijuar edhe linjën e saj të veshjeve shpesh herë sjell edhe risi të reja. Kjo ishte një nga projektet e saj që padyshim mund edhe që të quhet si një nga më të bukurit pse jo?

Fituesja e shumë çmimeve ‘Grammy’ ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, koleksionin e saj të ri. Në fotot e postuara ajo shikohet që është e rrethuar nga disa fëmijë të moshave të ndryshme të cilët kanë veshur kostumet nga koleksioni i ri i ‘Happier Than Ever’. Koleksioni i ri i veshjeve të reja nuk përfshin vetëm kostume por edhe bluza të tjera shumë të bukura.