Celebrities Gossip Music Showbiz

Billie Eilish ndihet shumë e acaruar dhe njëkohësisht e turpëruar për arsye se…

Së fundmi Billie Eilish ka bërë një pasqyrim se si ishte në të vërtetë pjesëmarrja e saj e parë në eventin madhështor të ‘Met Gala’, duke zbuluar në një intervistë se ishte njësoj si të ishe kthyer në shkollë. E ulur me Howard Stern në fillim të kësaj jave, Billie-t iu kërkua të shprehej për një nga netët më të rëndësishme të vitit.

Pavarësisht disa prej emrave më të mëdhenj në Hollywood që ishin të pranishëm, Billie shpjegoi se pika e saj kryesore nga nata ishte se të famshmit ishin pak a shumë si gjithë të tjerët.

E di çfarë, gjëja kryesore që më bëri atë natë të mendoj apo të ndieja ishte se sa njerëzit e famshëm janë thjesht askush. Thjesht një person i rastësishëm që nuk njihet ose i padëshiruar. Është kaq e çuditshme. Unë thashë ‘wow’ të gjithë këta njerëz janë thjesht dikush që ka qenë në klasë me ty dhe ti mendon se të gjithë janë të turpëruar dhe të pasigurt për atë që bëjnë dhe thonë.

Një nga avantazhet e mbrëmjes për Billie ishte që u rrethua nga njerëz të tjerë që janë në një industri të ngjashme me të, që do të thotë se ajo nuk kishte pse të shqetësohej për telefonat që i kishte përballë vetes. Kjo është diçka që ajo tha se ajo nuk e pëlqente me kalimin e kohës.

Ajo që është e bukur për njerëzit e tjerë që janë në të njëjtën botë në të cilën jeni ju është se ata nuk e nxjerrin telefonin dhe nuk jua vendosin përpara në fytyrë por ja që e bëjnë këtë. Ky është problemi im me botën, pavarësisht se çfarë po ndodh apo ku je, njerëzit thjesht t’a vendosin atë telefon në fytyrë.

20-vjeçarja vazhdoi duke thënë se e vetmja gjë që sheh kudo që shkon është njerëzit që përpiqen t’i bëjnë fotografi.