Celebrities Fashion

Billie Eilish shkëlqen si gjithmonë! Veshja e saj unike i lë pa fjalë të gjithë fansat e saj.

Gjatë eventit ‘LACMA Art+Film Gala’ të zhvilluar së fundmi në Los Angeles nga marka e njohur Gucci, të shumtë ishin yjet që pikasën me veshjet e tyre. Billie Eilish ishte një nga ato yje që shkëlqeu me plot kuptimin e fjalës. Ishte ajo vetë që arriti të merrte vëmendjen e të gjithë të ftuarve dhe jo vetëm. E mesa duket është stili i saj unik, ai i cili arrin që ta bëjë këngëtaren bukuroshe që të mahnisë këdo.

Ajo ishte një  nga të ftuarat speciale në këtë event të organizuar nga Gucci. Krijuesja e hitit të njohur ‘Happier Than Ever’ kishte zgjedhur që të vishej me një fustan pothuajse oversize ku detaji kryesor ishte dantella dhe ngjyra që mbizotëronte ishte ajo e zezë.

billie eilish

Detaji më i veçantë që arrinte ta bënte veshjen e saj akoma dhe më tërheqëse ishte një copë e madhe plot e për plot me pupla në formën e një palltoje përsëri si në stilin unik të vetë Billie-t, oversize. 19-vjeçarja kishte zgjedhur që gjithashtu të nxirrte në pah gjoksin e saj me fustanin me rripa.

Çdo gjë e frymëzuar nga marka e saj e preferuar, e cila mban emrin ‘Gucci’. Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja Billie Eilish e ka mbajtur fjalën! Me look-un e saj bazuar edhe tek Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ ajo interpretoi dhe këndoi si të ishte vërtetë Sally. Ky ishte një nga eventet që u risoll pas tre viteve. Risia e këtij viti ishte se u zhvillua gjatë dy netëve dhe se u organizua në stadiumin e ri ‘Banc of California’ në Los Angeles.

Pavarësisht se vetë bukuroshja 19-vjeçare, krijuesja e hitit ‘Bad Guy’ performoi për shumë pak minuta, ajo arriti që të merrte vëmendjen e të gjithë fansave që ishin të pranishëm në shfaqje por edhe të të gjithë ndjekësve në rrjetet e ndryshme sociale. Të gjithë nuk ngurruan që të jepnin komentet e tyre dhe që ta përgëzonin Billie-n për këtë super performancë.