Celebrities Fashion Showbiz

Billie Eilish sjell dhuratën më të bukur për fëmijët!

Një tjetër dhuratë nga Billie Eilish! Fokusi i saj tashmë janë vetëm fëmijët. Duke qenë se këngëtarja e njohur 19-vjeçare ka pak kohë që ka krijuar edhe linjën e saj të veshjeve shpesh herë sjell edhe risi të reja. Këtë herë gjithçka ka të bëjë me fëmijët.

Fituesja e shumë çmimeve ‘Grammy’ ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, koleksionin e saj të ri. Në fotot e postuara ajo shikohet që është e rrethuar nga disa fëmijë të moshave të ndryshme të cilët kanë veshur kostumet nga koleksioni i ri i ‘Happier Than Ever’. Billie shkroi në postimin e saj se:

Koleksioni i ri i veshjeve për fëmijë “Happier Than Ever” është i disponueshëm tani në dyqanin tim në instagram dhe në website-n store.billieeilish.com. Më shumë foto të këtyre yjeve janë në dyqan!  

Koleksioni i ri i veshjeve të reja nuk përfshin vetëm kostume por edhe bluza të tjera shumë të bukura.

Rikujtojmë se këngëtarja e hitit ‘No Time To Die’ ka vendosur që këtë herë të sjellë në duart e fansave të saj në mbarë botën një produkt të ri. Bëhet fjalë për një çokollatë. E veçanta e saj është se ajo nuk është si çokollatat që ne zgjedhim që të konsumojmë shpesh herë gjatë ditës, është një çokollatë vegane e cila ka në përbërjen e saj vëtëm 37% kakao dhe vlen për t’u theksuar fakti se të gjithë përbërësit e tjerë janë 100% organik të certifikuar dhe vegan.

E gjithë çokollata është e mbështjellë me një fletë metalike e cila është e përbërë gjithashtu nga një lëndë e parë e qëndrueshme dhe më pas nga një kuti e vogël kartoi gjithashtu e riciklueshme. Ky produkt i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë pas datës 1 dhjetor, por nëse keni frikë se mbarojnë dhe ju nuk do të keni mundësinë për ta bërë tuajën, ekziston mundësia që të bëni një ‘pre-order’. Kjo çokollatë kushton vetëm 10$.