Celebrities Gossip Showbiz

Billie Eilish zbulon çfarë ndodhi kur takoi Princin William dhe Kate Middleton!

Muajin e kaluar në premierën e “No Time to Die”, këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish takoi Princin William dhe Kate Middleton. Shumë dakord deri këtu, por e dinit që ajo nuk ndoqi protokollin e duhur mbretëror?!

Këngëtarja ka shprehur për “Jimmy Kimmel Live!” se asaj iu dha një listë e tërë rregullash që duheshin ndjekur gjatë takimit me anëtarët e familjes mbretërore, por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin shumë të lirshëm dhe nuk u kushtuan fare rëndësi formaliteteve. Ndërkaq, Billie u shpreh se:

Unë u përpoqa të ndiqja rregullat. E kisha planifikuar. Ata ishin shumë normalë. Nuk më bënë të ndihem si: ‘Oh, kam frikë. Unë nuk mund të flas me ta’.

19-vjeçarja tha se takimi me William dhe Kate ishte mahnitës.

Ata ishin shumë komplimentues dhe kishin shumë pyetje për mua. Ata ishin thjesht shumë miqësorë, me humor dhe të ëmbël. Nuk mund të ankohem.

Ylli i popit u fotografua me çiftin mbretëror, si dhe me Princin Charles, në premierën ku morën pjesë shumë yje. Ajo u pa duke biseduar dhe duke qeshur me William-in, duke shtrënguar duart me Kate dhe duke ndarë një moment me Charles.

Billie ka qenë një nga të ftuarat speciale në premirën e filmit më të fundit nga James Bond, kjo për arsyen se ajo dhe vëllai i saj janë marrë me punimin e këngëve në film. Rikujtojmë se Eilish do të performojë si Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ në koncertin e ardhshëm të Danny Elfman në Los Angeles.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ do të ngjitet në skenë në stadiumin e ‘Banc of California’ në Los Anxhelos më 29 tetor për të interpretuar këngën e Sally nga klasiku i ‘stop-motion’-i i vitit 1993.

Vlen për t’u përmendur se së fundmi ylli i popit u është përgjigjur akuzave bezdisëse. Në fillim të këtij viti, Eilish publikoi videoklipin e këngës së saj me titull “Lost Cause”. Imazhet ndezën një uragan spekulimesh në lidhje me seksualitetin e këngëtares. Megjithëse ajo kurrë nuk e trajtoi drejtpërdrejt këtë çështje, ajo e komentoi atë në kopertinën e saj të fundit me ‘Elle Magazine’.