Bota

Billstrom: Nëse Suedia mbetet jashtë NATO-s nuk do të ndryshonte asgjë në afat të shkurtër!

Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, ka deklaruar se nese Suedisë do te mbetej jashtë NATO-s nuk do të ndryshonte asgjë në afat të shkurtër, raporton Anadolu.

Gjatë një konferencë për shtyp Billstrom komentoi vendimin e Turqisë për të ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Finlandës, një veprim që ai e konsideroi të pritur, por të padëshiruar.

“Ne dëshironim të anëtarësoheshim së bashku. Nëse procesi zgjat shumë, është e vërtetë se shumë gjëra do të ndryshojnë. Finlanda do të ishte më e integruar në NATO, ndërsa Suedia mund të lihet jashtë”, tha Billstrom.

“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e miratimit të protokollit të anëtarësimit në NATO të Finlandës”, deklaroi me herët presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në Ankara së bashku me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto, duke theksuar se Finlanda i kishte përmbushur shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

“Procesi i anëtarësimit të Suedisë, do të lidhet drejtpërdrejt me hapat konktrete që do të ndërmarrë qeveria e saj”, shtoi Erdogan.