Celebrities Gossip

Billy Porter dhe Duncan James i lanë të gjithë pa fjalë në ‘Cabaret All Stars’!

Këngëtari Duncan James i ka lënë të gjithë pa fjalë me shfaqjen e tij së basgku me Billy Porter në ‘Cabaret All Stars’. Veshja e James ishte e pakonceptueshme pasi askujt nuk mund t’i kishte shkuar mendja që ai mund të bënte një paraqitje të tillë. Ish ylli i ‘Celebrity Circle’ mund të shihej i veshur me një parukë të zezë kaçurrela ndërsa ai mbante një fytyrë të plotë të make-up dhe veshja ishte shumë provokuese.

Ndërkohë, Billy i cili njihet për pamjen e tij tërheqëse, mbante një xhaketë lëkure të gjelbër me një zinxhir diagonal. Duncan dhe Billy u shfaqën të kënaqur që ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit pasi të dy morën pjesë në ‘Attitude Awards’ të mërkurën mbrëma.

Dyshja u panë së bashku në event dhe ishin shumë të lumtur të pozonin për fotografi së bashku. Ylli i ‘Pose’, i cili fitoi çmimin ‘Njeriu i Vitit’, ka thënë kohët e fundit se ishte ‘plotësisht i lirë’ nga turpi pasi foli për diagnozën e tij HIV.Famous friends: The former Blue star, 43, was dressed in drag in preparation for his performance at Proud Embankment, including a bejewelled leather corset

Aktori i “Pose”, ka zbuluar së fundmi në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, se për herë të parë ai është diagnostikuar me diabet të tipit II dhe me HIV 14 vite më parë. Porter ka rrëfyer se në vitin 2007 jeta e tij mori një tjetër drejtim dhe këtë gjë madje e ka mbajtur të fshehtë nga nëna e tij, po ashtu edhe nga bashkëpunëtorët e serialit “Pose”, në të cilin ka pasur rolin e një personazhi të infektuar me HIV/AIDS.

Aktori u shpreh se:

Pose ishte një mundësi në të cilën unë mund të punoja me turpin nga HIV. Dhe më e bukura e Pray Tell ishte se unë kisha mundësinë të thosha gjithçka që doja të thosha përmes një personazhi. Turpi i asaj kohe u bashkua me turpin që ishte akumuluar në jetën time dhe kjo më bëri të jetoja me këtë turp për 14 vite. HIV-pozitiv, andej nga vijë unë dhe ku jam rritur, shikohet si ndëshkim i Zotit.