Botë e Çuditshme Love & Sex

Kompania amerikane e birrës për qentë ka një ofertë speciale për shokët tanë të vegjël!

Krijesat më të sinqerta dhe të ëmbla në botë janë kafshët. Shokët tanë të vegjël thjesht nuk mund të gënjejnë dhe nëse ata bëjnë diçka të gabuar. Ata nuk mund të arrijnë ta fshehin atë, pa marrë parasysh sa përpiqen.

Rikujtojmë, se kompania amerikane “Busch” e birrës gushtin e vitit të kaluar ka sjellë në treg një produkt origjinal, të krijuar posaçërisht për mikun më të mirë të njeriut, qenin. Produkti i ri dhe i veçantë për tregun botëror është pikërisht “Dog Brew”, birra e krijuar për t’u konsumuar nga qentë.

Kompania amerikane ditët e fundit ka hapur një konkurs përmes së cilit po kërkon një qen në pozicionin e “testuesit të shijes” së birrës “Dog Brew”, duke u bërë kështu edhe ambasadori i produktit.

Jo vetëm kaq! Qeni “testues” i cili do të fitojë këtë “punë” do të fitojë plot 20 mijë dollarësh. Aplikimi për këtë pozicion do të bëhet përmes rrjetit social “Instagram”, dhe pronarët e interesuar do të duhet të postojnë foto të qenushit të tyre duke e shoqëruar #BuschCTOcontest.

Aplikimet do të zgjasin deri më 28 prill. Nëse edhe ti ke një qen, është koha të aplikosh! Nënkryetari i kompanisë Busch”, Daniel Blake, tha se produkti rezultoi shumë i suksesshëm vitin e kaluar dhe kompania dëshiron të vazhdojë me këtë ritëm për një vit të dytë.