Food & Drink

Birra e thartë me shalqi tërhiqet nga tregu për këtë arsye…

Një birrë e njohur australiane po tërhiqet nga tregu pasi përmban alkool të tepërt. Autoriteti ligjor “Food Standards Australia New Zealand” u shpreh që birra e thartë me shalqi nga Your Mates Brewing Co. përmban alkool të tepërt si rezultat i një fermentimi dytësor. Agjencia tha se birra, e shitur në dyqanet në të gjithë Queensland dhe në internet në mbarë vendin, mund të përbëjë një rrezik sëmundjeje për shkak të përmbajtjes së saj të alkoolit.

Fermentimi sekondar është periudha e “plakjes” pas fermentimit fillestar dhe ndonjëherë përdoret për të hequr majat e tepërta nga pija. Një fermentim i dytë i paqëllimshëm mund të prodhojë më shumë alkool dhe karbonacion të synuar nga prodhuesi i birrës. Lufta kundër veseve është një betejë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe konkretizohet më së miri në paralajmërimet, shpesh herë edhe vizuale, të sëmundjeve që mund te shkaktojë pirja e duhanit.

Por ka disa raste kur veset janë edhe pjesë e kulturës së një vendi dhe kjo ka bërë që iniciativa e Irlandës për të vendosur paralajmërime të tilla edhe në shishet e verës dhe birrës po shkakton protesta në vende si Italia, Franca dhe Spanja. Protestat u treguan të kota, sepse BE-ja i dha dritën jeshile Dublinit, që do të vejë në shishet e këtyre produkteve fjali si “konsumi i alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë” ose “alkooli dhe tumoret vdekjeprurëse janë të ndërlidhura”.