Design Fashion

Bizhuteritë që do t’ju bëjnë të ngjani sa më stil teksa shijoni pushimet tuaja!

Gjatë pushimeve, veshja ka një pamje dhe një ndjesi ndryshe nga stili tipik veror i përditshëm. Të shkosh me pushime është justifikimi i përsosur për t’u veshur me modelet fantastike të duhura për destinacion, si për shembull një fustan të lehtë të bukur, një çantë tropikale mbrëmjeje ose një palë sandale me takë. Gjithashtu është koha më e mirë për të përfituar nga vera dhe koleksionet që ofrojnë stilistët çdo sezon.

Por mënyra më e lehtë për të marrë atë pamje fantastike gjatë pushimeve është nëpërmjet bizhuterive verore që ju bëjnë menjëherë të ndiheni sikur jeni në parajsë .Bizhuteritë artizanale dhe të punuara me dorë arrijnë të transformojnë çdo veshje të zakonshme verore në një pamje të jashtëzakonshme. Bizhuteritë mund të jenë të përbëra nga druri, rruaza, gurë të ndryshëm natyralë të lidhur me një fije tekstili ose edhe gjerdanë të ndryshëm. Për vathët e pushimeve, mendoni për ato të zbukuruara prej druri dhe guaska deti ose edhe modele të tjera të frymëzuara nga motivet dhe nga ngjyrat verore. Ja se cilat janë disa prej bizhuterive që mund t’ju ndihmojnë që të dukeni thjesht e mrekullueshme.

1. Vathë Johanna Ortiz me gurë smeraldi

$280

2. Varëse Mignonne Gavigan Bimini me material xhami

$175

3. Varëse Zara me guacka të vogla

$30

4. Vathë Rebecca De Ravenel prej floriri

$219

5. Varëse Bottega Veneta

$1,650

6. Vathë Cult Gaia Lani

$158

7. Varëse me perla

$39

8. Unazë La Manso Bombon

$82

9. Varëse Lizzie Fortunato Bilbao

$345

10. Vathë Serendipitous Project Ariel në formë guacke

$150