Bota

Bjellorusia ndjek rrugën e Rusisë, izolim e burg për opozitarët!

Një gjykatë bjelloruse urdhëroi video-blogerin e njohur dhe aktivistin e opozitës, Syarhey Tsikhanouski, në kushte më të ashpra izolimi pasi e gjeti atë duke shkelur rregullat e papërcaktuara të burgut.

Qendra e të drejtave të njeriut, Vyasna, tha se Tsikhanouski, i cili është mbajtur në kushte të izolimit në një koloni burgu qysh para se të dënohej, do të përfundojë në kufizim edhe më të ashpër brenda burgut. Ai u dënua me 18 vjet burgim në dhjetor të vitit 2021. Gjykata në qytetin lindor të Mahilyou tha se aktivisti do të transferohet në burg për tre vjet për shkelje të paspecifikuara.

Nuk u bë e qartë se cilat ishin këto shkelje të supozuara. Tsikhanouski është burri i Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila tani konsiderohet si liderja e opozitës së Bjellorusisë.

Ajo konfirmoi lajmin për ashpërsimin e dënimit për bashkëshortin e saj, por përmes një postimi në kanalin Telegram tha se nuk i di arsyet e vendimit dhe as se ku do të dërgohet ai. Syarhey Tsikhanouski synonte të sfidonte në zgjedhje Alyaksandr Lukashenkon në vitin 2020, por u diskualifikua dhe u arrestua para votimit.

Ai më pas mobilizoi votuesit dhe fitoi zgjedhjet, sipas opozitës dhe vendeve perëndimore që thonë se Lukashenka manipuloi rezultatet