Celebrities Music Showbiz

‘BLACKPINK’ merr vendimin e rëndësishëm në lidhje me fansat e tyre!

Së fundmi një nga grupet më të njohurua koreane ‘BLACKPINK’ ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Vajzat bukuroshe janë shprehur se nuk do të marrin më dhurata nga fansat e tyre dhe e gjitha kjo e ka një arsye shumë të fortë.

Katër vajzat e grupit, Lisa, Jennie, Jisoo dhe Rosé nëpërmjet një deklarate të dhënë së fundmi ato janë shprehur se:

Ne do të donim t’i informonim fansat tanë të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur ‘Blackpink’ se me respektin më të madh ne nuk do të pranojmë më asnjë dhuratë që fansat përgatisin për të festuar rastet e veçanta të grupit.

Këtë deklaratë e përcollën në një deklaratë nërpërmjet labelit të tyre muzikor ‘YG Entertainment’ duke i ‘udhëzuar’ fansat e tyre se çfarë duhet të bëjnë këtej e tutje. Bukuroshet e vazhduan deklaratën duke treguar se në të ardhmen grupi korean nuk do të pranojë më dhurata për ditëlindjet, debutimet e tyre në media apo gjatë performancave. Në vend të kësaj, ato u kanë bërë thirrje fansave që këto dhurata t’i dhurojnë për njerëzit në nevojë.

Çdo dhuratë që do të vijë në studiot e ‘YG Entertainment’ nuk do të shkojë në duart e grupit të vajzave por nga ana tjetër ato do të vijojnë të pranojnë letra dedikimesh nga fansat jo të shoqëruara me dhurata të shtrenjta. Madje dhe letrat kanë kërkuar që të jenë të holla dhe jo të kushtueshme.

Kujtojmë se grupi i vajzave është bërë shumë i njohur dhe shumë i dashur për të rinjtë sepse këngët e tyre gjithmonë kanë arritur që të korrin sukses vetëm pak orë pas lançimit. Bashkëpunimet edhe me këngëtarë të njohur si Cardi B apo edhe Selena Gomez janë vlerësuar dhe janë pëlqyer shumë.