Celebrities Showbiz

Bledi Mane: “Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me Bora Zemanin në kokë…”

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” në Top Channel ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” Bledi Mane. Ai ndër të tjera ka dhënë një opinion edhe lidhur me daljen e Kiarës nga shtëpia. Ai shprehet se Kiara ishte një lojtare mediokre dhe nuk kishte atë energjinë apo dallaveret që bënin lojtaret e tjera. Gjithashtu Bledi e konsideron atë si një vajzë që e adhuron famën dhe ‘zgjohet e ngryset’ me Bora Zemanin në kokë.

Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…

Lidhur me jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre, Bledi u përgjigj kështu:

Uroj që lidhja e tyre të vazhdojë, por nuk e besoj.

Luizi nuk ka garanci sepse është natyrë e tillë, ndaj e duan njerëzit Luizin, është i paparashikueshëm, këtu thotë jam me kancer, pastaj thotë që u shërova, pastaj të thotë të dua ty, betohet dhe zë be. Domethënë kjo e bën interesante Luizin, ndaj e duan Luizin njerëzit sepse gjejnë gjithësecili gjejnë nga pak veset e tyre.