Celebrities Showbiz

Bledi Mane për banorët e “Big Brother VIP”: “Shtëpia m’u duk si një universitet privat…”

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” në Top Channel ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” Bledi Mane. Ai ndër të tjera ka dhënë një opinion edhe lidhur me daljen e Kiarës nga shtëpia.

Bledi është ndalur dhe tek banorët e tjerë të shtëpisë, ku sipas tij ai ka një IQ më të lartë se ata e kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur. Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit. Madje Mane i konsideron banorët si studentët e një shkolle private, ku japin lekët dhe në fund marrin diplomën.

Unë pashë Oltën aktore që nuk përmendi kurrë rolet e saj, një emër dramaturgu ose një film. Edhe Luizi këndonte një këngë në anglisht ose gjuhë tjetër, por jam i sigurt që nuk dinte përkthimin e tekstit ose kush e kishte shkuar ose kush e kishte kompozuar.

Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

Shtëpia e “Big Brother” m’u duk si një universitet privat që kishte sjellë ca njerëz që kishin bërë pagesën dhe kaq ishte e rëndësishme, në fund kërkonin diplomën. Unë isha një student i dalluar që prindërit e mi kishin marrë lekë borxh për të më arsimuar dhe i thashë prindërve unë po dal, merrini lekët mbrapsht. Herën tjetër një thirrje për Vëllain e Madh që ta  rafinojë një çikë nivelin kulturor të njerëzve sepse unë s’mund të rija të dëgjoja Jonën 1 orë e gjysmë për lavatriçen.