Showbiz

Bledi Strakosha konfirmohet pozitiv me Covid-19

Ditën e kaluar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe deputeti i Parlamentit shqiptar Ralf Gjoni u konfirmuan pozitivë me Covid-19.

Edhe një tjetër personazh i famshëm ka dalë pozitiv. Bëhet fjalë për moderatorin Bledi Strakosha i cili e konfirmoi vetë lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova poztiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët” -shkroi ai.