Aktualitet

Blen shtëpi të re dhe gjen armë brenda! “Alo policia! Jam një qytetar i ndershëm”/ Historia e padëgjuar në Tiranë dhe reagimi epik.

Alo policia! Jam një qytetar i ndershëm. Ky ishte mesazhi i një banori të kryeqytetit që gjeti në shtëpinë e sapoblerë një armë zjarri dhe vendosi ta dënoncojë rastin në nr 112. Lajmin e bën të ditur gazeta Si si një ndër sjelljet e qytetarit model që kërkon të jetë korrekt në raport me ligjin.

Sa herë mund t’i keni dëgjuar prindërit kur ju përsërisin “qëndroni fiks me ligjin” apo “jeto i ndershëm”. Një qytetar ka telefonuar policinë e kryeqytetit dhe ka kërkuar urgjent vizitën e tyre në banesë, por përpara se të përsëriste adresën se ku gjendej dhe përpara se të thoshte emrin dhe të dhënat personale ka thënë frazën “jam qytetar i ndershëm, po ju telefonoj nga Tirana”. Por kjo frazë më pas është thënë e stërthënë prej tij edhe në denoncimin që u shënua në procesverbalin policor.

Burimi policor ka thënë se personit në fjalë, nuk i kishte ndodhur asnjë konflikt dhe as i kishte humbur gjë. Por, ajo që ka “shqetësuar ditën” e burrit të ndershëm, ishte blerja e një benese brenda të cilës ai gjeti një armë. Raportohet se pa e diskutuar fare me bashkëshorten që është ortake në blerje, burri ka nxituar drejt telefonit dhe duke e urdhëruar atë që të bënte kujdes, është veshur me nxitim dhe pa një pa dy rezulton të ketë shkuar në polici. Burimet e policisë njoftojnë se denoncimi u dorëzua pranë komisariatit numër katër nga shtetasi me iniciale B. K, që sakaq ka shtuar “kam blerë një shtëpi dhe kur po pastronim gjetëm një armë”.

Kur policia ka shfaqur interes dhe ka kërkuar prej denoncuesit një deklaratë të shtjelluar ai ka treguar se punon në biznes privat dhe se në fund të muajit qershor bleu një shtëpi të cilën e regjistroi në emër të bashkëshortes.

Banesa ju ble trashëgimtarëve të shtetasit C. H. Mbasi u ble me plaçka dhe çdo gjë kishte brenda, gruaja nisi pastrimin. Po largonim plaçkat e vjetra dhe rrobat e vjetra dhe po sistemonim rrëmujën kur në aneks të shtëpisë, midis rrobave të vjetra gjetëm një pushkë,- shton pronari i ri i shtëpisë.

Policia duke ju referuar hapave që hodhi qytetari shton se ai e fotografoi menjëherë pushkën që ishte fshehur e sistemuar mes rrobave dhe më pas telefonoi inspektorin e zonës duke i kërkuar ekspertizë si dhe duke i treguar adresën se ku gjendej”-tha qytetari.

Më pas, qytetari ka urdhëruar gruan që të pezullojë çdo punë derisa në shtëpi të mbërrinte policia. “Nuk e preka me dorë armën”, thotë në komisariatin numër 4 shtetasi B.K. Mbasi inspektori ka mbërritur në banesë dhe ka kryer veprimet hetimore, shtetasi ka insistuar që të shkojë së bashku me të në policinë rajonale.

 Nuk e preka me dorë, nuk e kam idenë çfarë lloj pushke është mbasi nuk marr vesh fare nga armët. Jam qytetar i ndershëm dhe dua të jem korrekt me ligjin.- rrëfeu në polici burri teksa përpara tij agjenti nuk ngurroi të mbajë shënim edhe përshkrimin e burrit mbi besnikërinë ndaj ligjit.

Policia i tregoi gazetës Si se aq i dhënë ishte shtetasi në fjalë mbas ligjit saqë tregoi video kur kishte hyrë për herë të parë në shtëpinë e re, si kishte kontrolluar dhomë mbas dhome dhe si ndërkohë bërtet kur shfaqet pushka e mbështjellë.

Ju vendos në dispozicion kontratën e shtëpisë dhe datën kur u ble, fola me gruan e personit në fjalë dhe ajo më tha se kishte 20 vjet që është divorcuar dhe se jetonte me fëmijët. Nuk e di që ish-burri im mbante armë, më tha. Shko denoncoje,-detajon kryefamiljari që është treguar i gatshëm dhe ka ilustruar edhe telefonatat sipas kohës përkatëse kur kishte folur me trashëgimtarët e të ndjerit.

Ligjet i kam frikë, këmbëngul më tej burri dhe nuk e preka armën. Iu luta edhe gruas mos ta prekte derisa të vinte inspektori i policisë sepse nuk bëhet shaka me ligjin,-flet nga ana e tij qytetari e ndërkohë e gjithë kjo regjistrohet në deponimin policor. Ndërkohë, policia deklaron se mes rrëmujës krehu shtëpinë dhe gjeti edhe 10 fishekë dhe mbas vendimeve përkatëse të dyja sendet u nisën për ekspertim kriminalistik.

/Gazeta SI/