Pardon My French

Ftoj në emision edhe persona që më kanë sharë, s’më bëhet vonë… Blendi Fevziu në TAR!

“Po bëj stilin e jetesës që kam ëndërruar, një punë që e kam dashur gjithmonë”, -thotë Blendi Fevziu në Top Albania Radio.

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte gazetari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Blendi Fevziu. Ai njihet si moderatori i “Opinion” për 24-vite rrjesht.

Në një karrierë kaq të gjatë televizive normalisht që Fevziu ka hasur përballje të sikletshme, të papritura dhe momente emocionuese. Gjatë intervistës me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, ai zbulon se i është dashur të ftojë për hir të emisionit edhe persona që e kanë sharë.

Në përgjithësi unë nuk jam njeri që nervozohem, unë i kam nervat vetëm në një moment dhe më zgjasin aq edhe i kam nerva shumë të forta. E dyta unë jam në përgjithsi një njeri shumë i ftohtë. Po ta vini re edhe ndaj çfarë thuhet, komente, fjalë, nuk më kanë bërë kurrë përshtypje, biles i ripostoj me qef edhe fjalët që thuhen për mua. Edhe pse kam menduar gjithmonë që ka rëndësi të flasin, ç’rëndsi ka se çfarë do të thonë.

Ndërkohë Blendi thekson: Unë jam i ftohtë, jam i ftohtë si ndaj emisionit, si ndaj të ftuarit, nuk dua t’ja di fare nëse personat që vinë… se shoh njerëz që më thonë ‘uuu si fton ti këtë, ky të ka sharë’ as më bëhet vonë fare për këtë, në qoftë se më duhet për emision, kjo nuk hyn fare në llogarinë time, s’kam asnjë lloj emocioni as ndaj të ftuarve, as ndaj asaj që ata thonë… Emocioni i vetëm për mua është që të eci mirë emisioni!