Celebrities Film & Tv Showbiz

Bleona Qereti vjen me surpriza të reja, ku do ta shohim së shpejti bukuroshen?

Bleona Qereti prej kohësh tashmë është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës dhe përveç muzikës i është përkushtuar edhe aktrimit. Bukuroshja e cila pavarësisht se vitet kalojnë nuk e ka humbur asnjëherë hijeshinë dhe origjinalitetin e saj nuk ndalet dhe përherë vjen me projekte të reja.

Ku mendoni se do të përfshihet ajo kësaj here?!

Epo nëse jeni kurioz, Qereti ju ‘servir’ me lajme të mira. Së fundmi, në Instagramin e saj ajo ka njoftuar për të gjithë ndjekësit se shumë shpejt do ta shohin në një projekt të ri filmik.

Këngëtarja shqiptare ka shprehur se do të luajë rolin e një “Boss Lady” dhe do të quhet Brooke. Shumë intriguese apo jo?!

Ne mendojmë se ky rol do t’i shkojë pafundësisht shumë asaj dhe mezi presim ta shohim duke shkëlqyer. Rikujtojmë, se në janar të këtij viti, ajo iu nënshtrua vaksinimit kundër COVID-19. Asokohe Bleona shkroi në Instagram se:

Unë sapo u vaksinova dhe ua rekomandoj të gjithëve që kanë mundësi ta bëjnë vaksinën. Është koha ta mposhtim virusin një herë e përgjithmonë. Kjo foto është nga një film që xhirova muajin e kaluar. Akoma nuk ka dalë por doja tu shprehja mirënjohjen të heronjve tanë që janë në vijën e parë të luftës.

Rikujtojmë, gjithashtu se 41-vjeçarja shprehu hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Bleona është bërë pjesë edhe e filmit “211” së bashku me aktorin Nicolas Cage.