Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Bleona Qerreti është e lodhshme ta intervistosh!” Fatma Methasani tregon detaje nga karriera e saj!

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, prezantuesja Fatma Methasani ka treguar detaje shumë interesante nga karriera e saj. Si gjithmonë shumë modeste, edhe pse prej vitesh pjesë e televizionit, Fatma krahas eksperiencës së saj është shprehur se ende nuk e kupton se çfarë kanë parë të veçantë tek ajo.

Moderatorja nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve ngacmuese të prezantuesve të TAR, të cilët ‘e vunë me shpatulla pas murit’ për të treguar se kush ka qenë personazhi i intervistuar më i lodhshëm dhe ajo ka treguar një emër!

Bleona Qerreti ka qenë shumë energjike.

Ndërkohë, kujtojmë se Fatma është bërë mama për herë të parë në janar të vitit të kaluar. Ajo dhe partneri i saj, kuzhinieri i njohur, Alfio Rrotani u bekuan me vogëlushin e tyre të cilën e pagëzuan me emrin Noah. Ndryshe nga personazhe të tjerë të showbiz-it, prezantuesja nuk e ka problem të shfaqë portretin e të voglit në rrjete sociale.