Lancio Music

“Blinding Lights” e The Weeknd vjen remiks nga këngëtarja më e suksesshme e momentit!

Ajo është padyshim kënga më e dëgjuar e vitit. Bëhet fjalë për “Blinding Lights” e artistit me famë botërore, The Weeknd, e cila numëron më shumë se 355 milionë klikime në YouTube dhe është kënga më e dëgjuar në Spotify për vitin 2020.

“Blinding Lights”, u publikua përpara një viti, dhe nuk kishte si ky hit të mos meritonte një remiks. Është pikërisht këngëtarja me e famshme e momentit, Rosalia ajo që surprizon me përshirjen në këtë projekt që padyshim do të bëjë namin. The Weeknd ka bashkuar forcat me bukuroshen spanjolle, dhe ne po prezim rezultatin e bashkëpunimit të tyre!

Kënga është publikuar vetëm disa orë më parë në Youtube dhe po bën namin me klikime. Me shumë mundësi, “Blinding lights Remix” do të thyejë të tjera rekorde. Ju si mendoni?