Bota

Blinken: Rusia mund të kërkojë një paqe të rreme për t’u riarmatosur

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Rusia mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për t’u tërhequr nga Ukraina pa negociuar një paqe të qëndrueshme.

Duke folur në Samitin e Këshillit të CEO-ve në Uashington, të organizuar nga Wall Street Journal, kreu i diplomacisë amerikane tha se qeveria e Kievit duhet të vendosë qëllimet e ardhshme të luftës dhe kushtet me të cilat synon ta ndalojë atë, raportojnë mediat e huaja.

Por ai paralajmëroi gjithashtu mundësinë që Rusia mund të kërkojë një dalje të rreme në mënyrë që të rimarrë forcën dhe të përgatitet për një sulm të ri.

“Një nga gjërat që mund të imagjinoni është se Rusia po kërkon një rrugëdalje. Por, nëse Rusia nuk tregon se është e interesuar për punë serioze diplomatike, ajo nuk do të shkojë askund. Ajo që ne duam të shohim është vetëm një paqe e qëndrueshme”, tha Blinken.