Sociale

Bllokohet qarkullimi në aksin Bogë-Theth; shkak ortekët e vazhdueshëm

Bllokohet qarkullimi në aksin Bogë-Theth për shkak të ortekëve që bien në vazhdimësi. Raportohet për vështirësi për pastrimin e rrugëve. Ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar që njoftoi për situatën problematike rrugore në veri të vendit si pasojë e bores së dendur. Sipas ARRSH-së po punohet pa pushim me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur segmentin Bogë-Theth.

“Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks”, njofton ARRSH.

https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/videos/333650908705172/?t=0

Sa i përket motit për orët në vijim, do të na shoqërojë situatë meteorologjike e ndryshueshme. Ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, por vranësira të dendura priten në zonat malore, duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në pjesët e thella malore.

Temperaturat e ajrit variojnë nga 3 në 18 gradë Celcius.