Botë e Çuditshme Lifestyle

Bluza më e madhe në botë sa një stadium thyen rekordin botëror!

Bluza 108.96 metra e gjatë dhe 73.48 metra e gjerë në Rumani ka thyer rekordin Guinness si bluza më e madhe në botë. Guinness tha se Asociatia 11even, Kaufland Romania dhe Federatia Romana u bashkuan për të krijuar bluzën gjigande nga materiale të ricikluara për të inkurajuar banorët e Rumanisë të marrin pjesë në programet e riciklimit.

Veshja gjigante u bë nga më shumë se 500 mijë shishe plastike të ricikluara dhe u qep nga një ekip i rrobaqepësve për një periudhë kohore prej një muaji. Organizatorët thanë se iu desh një ekipi prej më shumë se 120 vullnetarësh një ditë të tërë për ta vendosur bluzën në Stadiumin Kombëtar të “Rugbit Arcul de Triumf” në Bukuresht.

Ata u shprehën se bluza tani do të përdoret për të bërë rreth 10,000 këmisha me madhësi normale që do t’ju jepen fëmijëve në nevojë. Në një deklaratë nga Rekordet Botërore Guiness në rrjet, thuhej:

Bluza më e madhe është 108,96 m (357,48 këmbë) e gjatë dhe 73,48 m (241,08 këmbë) e gjerë, e arritur nga Asociatia 11even, Kaufland Romania dhe Federatia Romana. Pas përpjekjes për rekord, bluza u nda në 10,000 veshje individuale për fëmijët në nevojë.