Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Bojken Lako rrëfehet, nga marrëdhënia me Semin deri te planet e së ardhmes në muzikë!

I ftuar në “Pardon My French”, Bojken Lako u rrëfye për herë të parë. Jo vetëm në lidhje me marrëdhënien me ish partneren e tij, Semi Jaupaj e cila ka qenë shumë e përfolur falë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”, por edhe për karrierën e tij muzikore dhe planet për të ardhmen.

Fillimisht, këngëtari tregoi për periudhën kur ka qenë pjesë e TAR dhe punonte gjithashtu për ‘Top Fest’, një kohë kur ai promovonte shumë artistët e rinj, gjë që vazhdon ta bëjë edhe ditët e sotme.

Gjatë viteve të punës në Top, ngaqë jam marrë me ‘Top Fest’, jam marrë me çfarë mund të ndihmoja unë me shijen time, kundrejt edukimit të brezave. Promovimi i artistëve është pjesë e punës time. ‘Top Fest-i’ ka qenë një investim i medias asokohe për të promovuar artistët e rinj. Sot ka shumë gjëra që mungojnë për ta bërë këtë. 

Lako gjithashtu nuk zgjedh të jetë shpesh pjesë e tregut muzikor me këngë dhe projekte të reja muzikore dhe për këtë e ka një arsye.

Unë dhe dikur minimumi një këngë në vit kam nxjerrë. Këto vite, përveç periudhës që punoja në TAR, ku ndodhte që nxirrja më shpesh, ndërsa në vazhdim kam punuar gjithmonë nëpër media.   

Bojken ka treguar gjithashtu dhe planet e tij të së ardhmes, duke na dhënë kështu një lajm të mirë se do t’i rikthehet koncerteve së bashku me bandën e tij.

Kam filluar punën me ‘Bojken Lako Band’ për të bërë koncerte në qoshe të mëdha, në qoshe të vogla. Kam grumbulluar ide, por nuk kam ndonjë projekt konkret. 

Pa u përmendur nuk mund të kalonte dhe mendimi i tij për pjesëmarrjen e ish partneres së tij, Semi Jaupaj në shtëpinë e “Big Brother”, ku këngëtari u shpreh se nuk e sheh dhe nuk ka në plan ta shohë “Big Brother” sidomos në këtë rast.

Nuk kam dëshirë të flas, portalet kur shkruajnë, shkruajnë atë që shohin aty. Unë nuk reagoj, por ata vazhdojnë me efektin e jehonës. Për mua është një show me qëllime të diskutueshme. Ajo e kupton mbështetjen time dhe njerëzit kush sheh mirë e kuptojnë.