Celebrities Gossip Showbiz

Bora si Elvana… Çfarë i lidhi dy bukuroshet?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Së fundmi, përpos angazhimeve të saj profesionale bukuroshja ka treguar se dhe në TikTok po duket të jetë shumë aktive. Me video shumë ‘funny’ dhe argëtuese herë pas here Bora na ka treguar dhe talentin e saj në aktrim dhe imitim. Së fundmi, prezantuesja ka shpërndarë një video në TikTok ku duket teksa imiton Elvana Gjatën dhe mund të themi se sinkroni i saj i buzëve është perfekt.

@borazemani

♬ original sound – Elvana Gjata

Kjo video është shpërndarë edhe nga vetë Elvana  e cila duket se i ka pëlqyer ky ‘imitim’ i Borës.

Atëherë jemi gati! 

E ftuar para pak ditësh për të folur për gjithë karrierën e saj në emisionin ‘Ëndërrtjerrësit’ në Top Channel, prezantuesja nuk mund t’i shpëtonte pyetjes aq shumë të përfolur lidhur me jetën e saj private. A është e lumtur Bora Zemani?

Bora ‘trazoi rrjetin’ teksa paralajmëroi se do të publikojë një këngë të titulluar ‘Nuk jam si ti‘. Vetëm pak minuta më vonë me të njëjtin model, Beatrix Ramosaj na zbuloi se do të lançojë këngën e saj dhe titulli u duk si një kundërpërgjigje ndaj Borës.

Teksa Bora më pas tregoi se ishte thjesht një shaka 1 Prilli, ndërkohë nga ana tjetër, Trixa e mbajti fjalën dhe e publikoi këngën e saj vetëm në formë ‘demo’ pasi ende nuk ishte gati.