Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani bëhet nostalgjike, moderatorja ndan disa momente me të atin!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

E teksa padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut. Këtë herë jo për ndonjë dedikim, ‘thumb’ apo projekt të ri në karrierën e saj por për diçka shumë personale dhe të ndjerë. Pak orë më parë, Bora ka ndarë me një video ku teksa na tregon se është bërë nostalgjike, na ëmbëlsoi ditën me pamje ku shfaqet së bashku me babain e saj. Nuk jemi mësuar ta shohim prezantuesen shpesh me postime të tilla kaq të ndjera dhe me të vërtetë marrëdhënia e tyre na i bëri ‘sytë zemra’.

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.