Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani dhe Donald Veshaj konfirmojnë ribashkimin!

Ata janë dy emrat më të përfolur të momentit. Dhe bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshaj. Ata na kanë emocionuar të gjithë me historinë e tyre të dashurisë, e cila si edhe në përralla, ka pasur ulje-ngritjet e veta sigurisht. Më në fund, vetëm disa minuta më parë dyshja konfirmoi ribashkimin. Ishte Bora Zemani ajo që kishte vetëm një kërkesë në foton ku pozonte me Donaldin:

Na lini të kërcejmë.

Ndërkohë, menjëherë pas fotos së Borës, faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram publikoi trailer-in e episodit të parë dhe gjejeni kush është e ftuar…

Pikërisht prezantuesja dhe moderatorja Bora Zemani është e ftuara e parë e vëllezërve Veshaj. Duket se ajo do të flasë sa për raportin mes tyre, sa edhe për programin më të ri që do të prezantojë “Dancing with the Stars”. Një episod që padiskutim do të pritet me padurim nga të gjithë deri në premierën e datës 1 tetor.

Epo shumë të papritura së bashku. Ribashkimi i Donaldit dhe Borës, dhe prezantuesja do të jetë e ftuara e parë në “Më lër të flas”. Por çfarë tjetër?! Me siguri përshkrimi i Borës në foton e dyshes “Na lini të kërcejmë”, e ka një arsye. Mos ndoshta Donaldi do t’i ‘kthejë qokën’ Borës dhe do të kërcejë në “Dancing with the Stars”?! Gjithçka mbetet për t’u parë!