Celebrities Showbiz

Bora Zemani feston sot ditëlindjen e saj!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë është padyshim një prej prezantueseve më të njohura shqiptare. Bukuroshja jo vetëm që prezanton një nga programet më hit në vendin tonë me një sukses dhe shikueshmëri shumë të madhe si “Për’Puthen”, por gjithashtu është përfolur aq shumë edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

Sot moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun feston ditëlindjen e saj. Pavarësisht se ka qenë një vit plot me sfida por edhe me suksese Bora Zemani meriton një vëmendje më të shtuar sot.
Bukuroshja feston 30 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje Borën e ka gjetur mes shoqërisë dhe njerëzve të saj më të ngushtë. Kjo është vënë re edhe në postimet e tyre ku që në orët e para të mëngjesit kanë uruar mikeshën e tyre teksa kanë qenë edhe duke festuar.

Edhe pse ka qenë një nga emrat më të lakuar në të gjithë rrjetin, prezantuesja ka ditur që gjithmonë të ruaj qëndrimin e saj duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me jetën e saj. Kujtojmë gjithashtu se një nga miket e saj më të mira, Semi Jaupaj i ka qëndruar gjithmonë në krahë që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Rikujtojmë se para pak kohësh në emisionin “Për’Puthen” ajo ftoi mikeshën e saj në një mbrëmje shumë speciale të spektaklit, ku nuk munguan edhe suprizat e bukura dhe shumë të veçanta.
Urojmë që të jetë një vit i mbushur përsëri plot me suksese.