Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani i jep fund thashethemeve se është në një lidhje një herë e mirë!

Bora Zemani shpesh është përfolur për lidhjen e saj me Donald Veshajn dhe edhe pse është përpjekur të tregohet gjithmonë diskrete për këtë pjesë, shpesh ka qenë në qendër të portaleve.

Së fundmi, e pyetur nëse është në një lidhje apo, prezantuesja i ka dhënë fund një herë e mirë thashethemeve. Në një ‘bisedë online’ me ndjekësit, Bora ka treguar se është tërësisht e fokusuar në punë dhe te djali i saj.

100% single. E fokusuar tërësisht te Arbori dhe puna

Përveç angazhimit si prezantuese e “Për’Puthen”, Bora është një nga ato figura publike e cila ka arritur të ketë edhe linjën e saj unike të veshjeve, që ka startuar që në janar të 2020-ës. Bora gjithashtu ka qenë në qendër të portaleve edhe për shkak të angazhimit si prezantuese e “Për’Puthen”, program i cili ka një shikueshmëri shumë të madhe.

Marrëdhënia e Boraës dhe Donald Veshajt ka qenë gjithashtu një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.