Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani reagon e revoltuar pas thashethemeve për lidhje me Atdheun!

Së fundmi po bën shumë bujë në media një video e Borës dhe Atdheut teksa qëndrojnë bashkë, ku Bora shfaqet teksa tymos duhan dhe duken shumë afër njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj të gjitha portalet ‘shpërthyen’ duke hedhur dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

E duket se këto thashetheme e kanë revoltuar shumë Borën, e cila ka zgjedhur të reagojë me anë të një Instastory duke hedhur poshtë dyshimet dhe duke treguar se video është filmuar para dy muajve gjatë turit të “Për’Puthen”.

Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Video e “kapjes mat” është hedhur para nja 2 muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat”

Rikujtojmë se, para pak kohësh deklarata e Atdheut për Borën bëri shumë bujë, kur u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur peng nënës së tij për ta marrë si nuse, ai në mënyrë indirekte tregoi se është Bora.

Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve.

Ndërkohë që Atdheu u nda nga Sara menjëherë pas daljes si çift së bashku nga “Për’Puthen”, ende nuk dihet nëse ka nisur një lidhje. Nga ana tjetër Bora prej pak kohësh është ndarë nga Donald Veshaj, megjithatë mes tyre ende vazhdon të ketë ngacmime ‘thumbuese’ në rrjete sociale.