Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani reagon pas kritikave për Semin se është treguar më protektive seç duhet!

E shumëpërfolur ka qenë që prej fillimit marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Fillimisht u dyshua se mes tyre kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri dhe këto spekulime nisën nga afrimiteti i tyre. Mirëpo, pas ardhjes së Borës në spektakël ku takoi mikeshën e saj të ngushtë dhe pati skenën romantike me Donaldin, çdo dyshim mori fund.

Aty u kuptua se Semi thjesht po tregohej protektive ndaj mikeshës së saj prej shumë vitesh dhe se donte që ata të të ribashkoheshin. Kjo gjë u cilësua nga publiku i gjerë dhe banorët brenda shtëpisë si një sjellje më protektive seç duhet dhe se në fakt po sillet si një ‘avokate mbrojtëse’.

Lidhur me këto paragjykime që i janë bërë Semit, Bora ka reaguar me anë të disa Instastory-ve pak më parë duke e mbështetur plotësisht mikeshën e saj të ngushtë.

Unë e dua shumë Semin, e njoh shumë mirë. Gjërat kryesore që e kanë ruajtur shoqërinë tonë kanë qenë besimi, protektiviteti dhe fakti që e pranojmë njëra- tjetrën siç jemi pa u munduar ta ndryshojmë.

Me fjalët më të ëmbla, Bora vendosi ta mbrojë mikeshën e saj!