Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani rrëfehet për herë të parë për ribashkimin e saj me Donaldin që i emocionoi të gjithë!

Mund të themi me plot gojë se spektakli i mbrëmjes së të premtes na la pa fjalë dhe me shumë lot. Që kur u zbulua ekskluzivisht për TAR se Bora do të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dihej se do të kishte shumë emocione, por një ribashkim i tillë mes saj dhe Donaldit nuk pritej të ndodhte dhe për më tepër një puthje që i përloti të gjithë.

Fillimisht, takimi i saj me Semin, miken e saj të ngushtë prej 15 vitesh na fali me të vërtetë shumë emocione. Kur pjesa dërrmuese e ndjekësve i ishin kthyer kundër kësaj të fundit duke e ‘akuzuar’ se po i merrte ish të dashurin shoqes së ngushtë, takimi i Borës me të sqaroi gjithçka dhe mbrojtja e mbështetja e madhe që kjo e fundit i dha shoqes së saj ishte një moment shumë prekës. Dy vajzat mes lotëve përqafonin fort njëra-tjetrën dhe mund të themi se na mblodhën një ‘lëmsh’ në fyt.

E më pas, erdhi momenti kulminant! Teksa Donaldi kërkoi të takonte dhe ai Borën, kjo e fundit pranoi dhe sa mirë bëri… Të shikonim një ribashkim aq të bukur ishte një gjë vërtet emocionuese që u mbyll me një puthje që “çmendi” një Shqipëri të tërë. Dyshja dukeshin si dy fëmijë të pafajshëm dhe të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin.

Pas kësaj, Bora nuk kishte reaguar më në lidhje me këtë temë, deri episodin e ditës së sotme në “Për’Puthen” ku në fillim të programit u shfaqën disa momente nga takimi mes tyre dhe prezantuesja nuk i kurseu disa fjalë në lidhje me atë takim. Si rrallëherë, Bora rrëfeu se edhe ajo kishte përjetuar emocione shumë të forta.

E dija që do të më ngacmonin për këtë çështje, por nuk prisja deri në këtë pikë.

Ajo gjithashtu u pyet nga nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky ishte një ribashkim mes saj dhe Donaldit Bora u përgjigj se as ajo vetë nuk e dinte. Për të nuk ishte vetëm ai moment shumë i lumtur i asaj nate, pasi po atë ditë shoqja e saj dhe Semit, ishte bërë nënë. Bora tha se ishte e lumtur që kishin përcjellë mesazhe të forta, jo vetëm dashurie, por edhe miqësie.