Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Bora Zemani sot në “Big Brother VIP”, çfarë pritet të ndodhë?!

Nga burime zyrtare është mësuar se mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP”, do të kemi një surprizë të madhe për publikun. Ajo që ju nuk e kishit menduar se do të ndodhte, do të ndodhë. Sonte do të jetë e ftuar moderatorja e njohur, Bora Zemani. Kohët e fundit portalet kanë patur në fokus dy konkurrentët e këtij formati, pra Donaldin dhe Semin, për shoqërinë e tyre e cila nga shumë njerëz jashtë është parë si një tërheqje fizike dhe shumë po presin që mes tyre të krijohet një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shpesh është komentuar edhe ish-partnerja e Donaldit, moderatorja Bora e cila dashur padashur është gjendur mes tyre. Nëpërmjet një reagimi të fundit Bora ka sheshuar të gjitha aludimet që mund të jenë ngritur nga njerëzit duke thënë se me Donaldin kanë mbetur miq dhe se nuk mendon aspak se ai apo Semi mund të kenë diçka tjetër se thjesht një miqësi, miqësi kjo e krijuar falë Borës. Për më shumë prisni se çfarë do të ndodhë në premierën e sotme pasi pritet të ketë plot surpriza që do t’ju lënë gojëhapur.

Kujtojmë se Semi dhe Bora Zemani janë mike të ngushta prej kohësh dhe Donaldi ka qenë në një marrëdhënie shumë të mirë me prezantuesen por para pak muajsh i dhanë fund. Kështu ajo i hodhi poshtë zërat për një dashuri mes tyre, por sërish mediat kanë folur duke shqetësuar në këtë mënyrë Borën, e cila nuk ka duruar më por ka postuar në InstaStory duke komentuar rreth situatës dhe se nuk dëshiron të përfshihet në skandale të tilla. Gjatë fjalëve, ajo ka thënë se nuk e mohon faktin se Semi mund të ketë një simpati kundrejt Donaldit dhe se ende kanë respekt për njëri tjetrin.

Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të duan.