Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani surprizohet me dhuratën e veçantë të fansave për të dhe Donaldin!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”. 

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Vetëm pak më parë prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’ .

Epo, Bora padyshim ka fansat më të zjarrtë…

Padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

Para pak ditësh Bora ka ndarë me ndjekësit një karusel në një prej postimeve të saj, teksa na i ka bërë ‘sytë zemra’ me një foto shumë të veçantë të saj krah aktorit dhe prezantuesit Donald Veshaj. Në foto duken vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën.