Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani surprizohet nga fansat pak ditë para nisjes së spektaklit “Dancing with the Stars”!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditën e sotme me anë të disa postimeve në Instastory Bora na ka treguar se është surprizuar nga fansat e saj, duke  marrë disa dhurata të ardhura për të në zyrat e Top Channel. Vetëm pak ditë na ndajnë nga nata e parë e spektaklit “Dancing with the stars” , ku prezantuese do të jetë vetë Bora dhe duket se mbështetja nga adhuruesit e saj si gjithmonë nuk mungon.

Së fundmi Bora ka qenë e ftuar në puntatën e parë në emisionin “Më lër të flas” me moderator Romeo dhe Donald Veshaj. Gjatë intervistës Bora foli rreth jetës së saj profesionaledhe gjithashtu u shpreh për gjithçka që nuk kishte folur kurrë më parë lidhur me gjithë raportin e saj me Donaldin që prej takimit në ‘Big Brother’.

Me anë të një postimi në Instastory, Dojna na ka treguar se e ka ndjekur puntatën e parë të emisionit “Më lër të flas” me moderator vëllezërit Veshaj, ku një ndër të ftuarit ka qenë moderatorja Bora Zemani. Gjatë një loje në emision Bora dhe Donaldi kanë rikthyer takimin e tyre në “Big Brother Vip”, por këtë herë me role të kundërta dhe për këtë Dojna ka pasur një koment.