Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani tallet keqazi me konkurrentët e “Për’Puthen”!

Përveç angazhimit si prezantuese e “Për’Puthen”, Bora Zemani është një nga ato figura publike e cila ka arritur të ketë edhe linjën e saj unike të veshjeve, që ka startuar që në janar të 2020-ës. Megjithatë që prej fillimit të sezonit të tretë të këtij programi gjithë vëmendja shkon sërish tek ngjarjet dhe çfarë ndodh me konkurrentët.

E pas përfundimit të “Për’Puthen” dhe famës shumë të madhe që të gjithë marrin nga ai ‘show’ është pak por e sigurt që e gjysma e kanë shfytëzuar duke i hyrë botës së muzikës. Duke nisur që nga Mevlani, Melisa, Ana 1, Luljeta e shumë të tjerë. Duke paraprirë situatën që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me konkurrentët e sezonit të tretë, prezantuesja Bora Zemani ka shkruar në formë shakaje një Instastory duke ironizuar ish- konkurrentët:

Bora Zemani çel sezonin e ri të këngëtarëve në “Për’Puthen”

Rikujtojmë se, prej kohësh tashmë dihet se Donaldi dhe Bora i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe shkak për këtë ishte xhelozia e tepërt. Ajo çfarë thuhet është se Donaldi është shpërngulur nga shtëpia ku ata bashkëjetonin prej muajsh dhe menjëherë më pas kanë fshirë fotot që kishin me njëri-tjetrin në Instagram e duke e mbyllur këtë kapitull me një ‘unfollow’.