Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë!

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës, gazit dhe të benzinës.

‘Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit.

‘Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

CMIMI I SHITJES SE GAZOILIT/NAFTËS  PËR PESHKIM

Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombetare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.

Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, cmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton:

Shumica – 146 lekë/litri

Pakica  – 158  lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.’- njofton bordi.