Celebrities Gossip

Boris Johnson heq dorë nga alkooli për këtë arsye të fortë!

Kryeministri Britanik Boris Johnson po heq dorë nga alkooli derisa gruaja e tij, Carrie, të lindë  fëmijën e tyre të dytë gjatë Krishtlindjeve. Eshtë raportuar se meqenëse ajo nuk këshillohet të pijë aspak alkool, në përputhje me këshillat mjekësore, as ai nuk do të pijë. Kryeministri nuk është i vetmi person i profilit të lartë që ka lënë alkoolin kohët e fundit, duke bërë një akt solidariteti për partneren shtatzënë.

Princi Harry la alkoolin për Meghan Markle, kur ajo ishte shtatzënë me Archie dhe ai gjithashtu hoqi dorë nga kafeina. Por këtë gjë e bëjnë edhe njerëzit e zakonshëm. Heqja dorë nga pirja bashkë me partneren shtatzënë është gjithmonë një akt mbështetës.

Megjithatë disa gra mendojnë se është një gjest i pakuptimtë dhe përderisa partneri i tyre është nën kufirin ligjor të caktuar të pijes, nuk ka asnjë arsye për të hequr dorë. Sigurisht, për disa njerëz me partneren shtatzënë, mund të jetë gjithashtu një nxitje e mirë për të hequr dorë nga alkooli dhe për të udhëhequr një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Cilado qoftë arsyeja e Johnson dhe se si Carrie mendon për të, politika e pirjes në këtë rast është personale dhe varet nga çifti. Zgjedhja për të hequr dorë nga alkooli, në realitet, shkon paralelisht me betejën personale që Kryeministri vendosi të ndërmarrë pasi u sëmur me COVID-19.

Rikujtojmë se, Kryeministri britanik, Boris Johnson tha së fundmi se Britania e Madhe do të bashkëpunojë me talebanët nëse është e nevojshme. Johnson gjithashtu mbrojti Ministrin e Jashtëm Dominic Rabb, i cili është kritikuar për trajtimin e situatës në Afganistan dhe tha se i beson atij në mënyrë absolute.