Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Bota në alarm nga varianti afrikan, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri!

Nëntë qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 3,077.

Janë kryer 2902 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 440 qytetarë.

160 janë në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,610 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.