Sport

Botërori i Formula 1 me 22 Çmime të Mëdha, gara e Sochit nuk zëvendësohet!

Organizatorët e Kampionatit Botëror të Formula 1 kanë njoftuar zyrtarisht se Çmimi i Madh i Rusisë nuk do të zëvendësohet diku tjetër. E anuluar më pak se tre muaj më parë (disa ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia), gara e Sochit fillimisht ishte planifikuar për të dielën, më 25 shtator, që korresponton me garën e 17-të të Kampionatit Botëror, i cili tani është reduktuar në 22 Çmime të Mëdha

Sprinti final nis në Lindjen e Largët (Singapor dhe Japonia), përpara se të zhvendoset në Amerikë për garat e SHBA-së, Meksikës dhe Brazilit, me finalen e zakonshme të madhe në pistën Yas Marina në Abu Dhabi.

Ky vendim është mirëpritur nga ekipet, duke pasur parasysh se do të ulin shpenzimet. Në fakt, moszëvendësimi i garës së Sochit po bëhet thjesht  për arsye ekonomike.