Bota Sport

Botërori i Futbollit 2022, Katari hapet për homoseksualët!

I përballur me polemika për të drejtat e njeriut, Komiteti Organizator i Botërorit “Katar 2022” merr vendimin e rëndësishëm. Drejtori ekzekutiv, Nasser al Khater foli për futbollistin australian, Josh Cavallo, i cili është deklaruar gay.

Josh Cavallo është i mirëpritur në Katar. Askush nuk është i pasigurtë te ne! Por, duhet të shmangen veprime të miratuara që shfaqin publikisht momente intimiteti. Eshtë e vetmja pikë për t’u respektuar, për të tjerat, çdokush ta jetojë jetën, si të dojë!

Futbollisti deklaroi se ka frikë të shkojë të luajë të parin Botëror në një vend arab ku homoseksualiteti ndëshkohet deri me vdekje.

Në ditët e kaluara, shoqata britanike, Kick It Out, akuzoi stacionin televiziv të Katarit, BeIn Sport, se po ushqen homofobinë, duke iu bërë thirrje lojtarëve myslimanë në Premier League, të bojkotojnë nismën e lidhëseve ylber, pasi homoseksualiteti nuk ka vend në Islam.

I intervistuar nga CNN e Indipendent, Al Khater foli për gjendjen e të drejtave të njeriut në prag të Botërorit, duke vënë në dukje se në Katar, homoseksualët mund të shkojnë si çdo tifoz e të sillen si gjithë të tjerët.

Thjesht po them se në pjesën për të treguar afërsi në publik, e jona është shoqëri konservatore.

Sipas sharias, homoseksualiteti ndëshkohet edhe me vdekje, por referuar shoqatave që merren me të drejtat e njeriut, nuk ka prova të dënimeve të tilla, për arsye që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes personave gay. Megjithatë, martesat mes personave të së njëjtës gjini e propaganda në favor të tyre, në çdo rast janë të ndaluara.

E dimë se Botërori është një arenë e mundshme për protesta mbi këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar.