Aktualitet

Braçe: Prodhohet në vend, pse e shisni me çmim burse hekurin, çimenton e bitumin? Bejtja: Edhe bujqit ashtu le ta shesin grurin

Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe zv. ministrit të Infrastrukturës, Ilir Bejtja. Kjo për shkak të Aktit Normativ për të kompensuar kompanitë e ndërtimit pas rritjes së çmimit.

Erion Braçe: Nuk justifikohet vonesa në kontratat e rindërtimit, se duan të punojnë me pak punëtor dhe kërkojnë për çmime të lira dhe humbasin kohë pafund. Pse të paguaj unë për ata që kanë fituar tenderin me 99% të fondit limit Si do bëhet kompensimi ? A do e paguani vlerën e punës, edhe pse çmimi për orë pune është rritur.

Ilir Bejtja: Jo e gjithë kontrata në zbatim ka vetëm këto materiale, dhe nga struktura e kontratave që kemi pasur kemi vlerësuar që nuk duhet më shumë se 30% kompensim. Hekuri është rritur me 44% dhe nëse kontrata ka kosto kryesore këtë produkt, ai nuk ndikon më shumë se 5% në shtimin e kostove të kontratës. Nuk bëhet fjalë për subjektivizëm sepse ne flasim për kostot dhe kontratat.

Edmond Spaho: Mendoj se sipas zërave duhet të caktohet edhe masa e kompensimit sipas indeksit të çmimeve të ndërtimit, pra sipas inflacionit të materialeve të ndërtimit sepse do të ishte më e ndershme dhe më e saktë. Subjektivizmi ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, sepse të tillë janë njerëzit që kanë përfituar nga çdo mundësi që i është dhënë.

Ilir Bejtja: Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e efekteve që do të japin të gjitha materialet në totalin e kontratës. Nuk besoj se kemi subjektivizëm që ta bëjmë 2*2=5.

Edmond Spaho: Ne kemi rastin e unazës së Tiranës, me 20 milionë euro kilometri duke falsifikuar dokumentet.. (vijon replika pa mikrofon)

Ilir Bejtja: Kjo është e gjitha një gënjeshtër sepse asnjëherë nuk ka pasur 1 kilometër 20 milionë euro, këto janë fantazitë tuaja, ka qenë mbikalimi i përfshirë në mes.

Ilir Bejtja: Do të bëjmë një përllogaritje të kostove që do të kompensojmë sepse nuk e kemi këtë shifër në total. Ka kaluar mbi 5 muaj që çmimet janë harbuar, dhe asnjë nuk mund të garantojë që produktet do të blihen me çmimet e tenderuara. Ka pasur edhe raste të rritjes së hekurit me 100% dhe tani është 44%, janë mallra burse nuk caktohen në Shqipëri.

Kontratat në vonesë dhe që janë jashtë afatit janë duke paguar penalitetit dhe nuk do të përfitojnë nga ky akt normativ.

Ilir Bejtja: Pavarësisht se prodhojmë në vend hekur, bitum, dhe çimentoja këtyre iu është rritur çmimi i energjisë me të cilin prodhojnë, sepse e marrin energjinë në tregun e lirë.

Erion Braçe: Atëherë pse i referohemi bursës?

Ne nuk jemi ligj që t’i shesin me çmime të rregulluara.

Erion Braçe: Po bëni të njëjtën gjë si tek nafta??

Ilir Bejtja: Se bursës i duhet referuar, se është tregu…

Erion Braçe: Atëherë ju bëj thirrje bujqve ta shesin grurin si në bursë.

Ilir Bejtja: Po ashtu le ta shesin se është më lirë në bursë çmimi i grurit sesa në Shqipëri.

Erion Braçe: Po hekuri në Shqipëri si është ai që prodhohet këtu?

Ilir Bejtja: Me çmim burse është

Erion Braçe: Po, aman

Edmond Spaho: A po thoni që çmimi i grurit është më i ulët në bursë?

Ilir Bejtja: E kam ndjekur debatin e Braçes, po nuk kam ardhur për grurin këtu jeni ju, nuk jam unë.

Edmond Spaho: Po gjuha e arrogancës me të cilën flisni për një çështje kaq të rëndësishme.

Ilir Bejtja: Nuk jam arrogant, veçanërisht me ju.

Mimoza Dhëmbi: Kompensimi do të konceptohet si kontratë shtesë dhe do të përfshijë të gjitha punimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit. Kur formulohet kontrata shtesë do të bëhet një analizë e kostove që zënë këto zëra, bëhet vlerësim i ccmimeve, dhe pagesat bëhen duke parë faturën dhe çmimin e blerjes së materialit. Merret çmimi në ditën që ka blerë materiali, dhe në asnjë rast kompensimi nuk do të jetë më shumë se 30%, pavarësisht se çmimi mund të jetë rritur deri në 100%.

Erion Braçe: Ju i falni vonesat dhe i kompensoni .

Ilir Bejtja: Po diskutojmë vetëm për kontrata që nuk kanë penalitete.

Erion Braçe: Ti e ke në nenin 8 në pikën 2 ju i amnistoni vonesat dhe i paguani.

Kemi kontrata që nuk kanë filluar fare si 400 kilovoltshi, edhe pse janë tenderuar në 2020, ka nisur inaugurimi i punimeve në 2021 dhe nuk po punohet prej çmimeve.