Braçe: S’kam moshë për Kryetar Bashkie, do të plakem si fermer!
Ndryshe • 17:06 30/12/2020
Në emisionin “Ndryshe” ftohen shpesh personazhe të politikës, për t’i bërë ata pjesë të një episodi “Rock Politik”. Normalisht që të gjithë kemi kuriozitetin t’i dëgjojmë politikanët në një format ‘ndryshe”, prandaj edhe vetë programi ka për synim të zbulojë të pathënat dhe faktet më interesante për dëgjuesit e radios. I ftuar në studion e Top Albania Radio-s, këtë herë ishte Zv. Kryeministri Erion Braçe. Në një intervistë me Salsanon dhe Palomën, Braçe zbuloi pasionet e tij që nga fëmijëria e hershme dhe deri te ditët kur do të dalë në pension. Në puntatën e parë të emisionit ishte i ftuar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, i cili deklaroi se i vetmi që mund ta bënte postin e tij ishte Erion Braçe. Por Braçe e kundërshtoi këtë dhe dha një përgjigje ndryshe nga se e prisnim.
Paloma: Ai vdes për ty… e di çfarë tha?! I vetmi njeri që mund ta bëjë Tiranën nëse nuk jam unë është Erion Braçe. Braçe: Ai nuk duhet të vdesë… Ndërhyn Salsano: E pyetëm se kush do të donte që të të zëvendësonte ty?! Veliaj tha, Erion Braçe. Braçe: Problemi është që nuk kam moshë… (qesh).
Ndërsa kur u pyet në fillim të intervistës nëse do të dilte në pension si politikan, Braçe u shpreh se do të dilte ‘o si gazetar o si fermer’. Gjithashtu ai rrëfen se ferma për atë është një anti-stres i paimagjinueshëm, i pëlqen natyra dhe do të ishte mirë të blinte një fermë sepse i pëlqen kjo punë. Pra Zv. Kryeministri Erion Braçe, të bëhet një Kryetar Bashkie në një të ardhme të shpejtë, nuk ka moshë… por do të dëshironte profesionin e fermerit. Tingëllon çuditshëm kjo deklaratë, por sipas përgjigjes së tij, e kishte shumë seriozisht.
Nevina Shtylla: “Jam zënë me Eni Shehun, i kam bërë bllok”!
Ndryshe 18:10 28/03/2024
Djali gënjen mbi origjinën për t’i fituar zemrën vajzës!
Ndryshe 18:10 28/03/2024
Nevina Shtylla: “Kisha pritshmëri nga Romeo por…”!
Ndryshe 18:10 28/03/2024
Nevina Shtylla: “Nuk do doja të isha në BB VIP 3, jam konservatore”!
Ndryshe 18:02 28/03/2024
Shokuese, VIP-at i kalojnë provimet me gojë!
Ndryshe 18:01 28/03/2024
Nga provimi i VIP-ave tek intervista ndryshe e Nevina Shtyllës: “Nuk do doja të isha në BB VIP 3…”
Ndryshe 18:00 28/03/2024
Gjithçka pa nivel që nuk e dinit për Kastro Zizon!
Ndryshe 18:48 20/03/2024