Showbiz

Brad Pitt sërish në gjyq me ish-bashkëshorten, kërkon kujdestari të barabartë të fëmijëve

Pasi u mendua se u mbyll gjyqi mes Angelina Jolie e Brad Pitt dhe më në fund mund të jetonin të qetë, tani çdo gjë u përmbys.

Burime pranë aktorit hollivudian kanë konfirmuar për “ET Online” se ai ka hapur një gjyq të ri me ish-bashkëshorten për të kërkuar kujdestari të barabartë të 6 fëmijëve të tyre.

“Brad po kërkon kujdestari 50/50, kjo do të ishte e drejtë pasi fëmijët kanë nevojë të kalojnë kohë njësoj me të dy prindërit. Roli i secilit prej tyre në jetën e fëmijëve është njëlloj i rëndësishëm.” -tha burimi.

Pitt 56-vjeç dhe Jolie 45-vjeç njoftuan divorcin e tyre në vitin 2016. Së fundmi ylli i “Once Upon a Time In Hollywood” po shijon një romancë me modelen gjermane Nicole Potularski e cila është kopja e Angelina Jolie.