Celebrities Showbiz

Bradley Cooper rrëfen momentin e papritur kur dikush e kërcënoi me thikë në metro!

Aktori i njohur Bradley Cooper ka rrëfyer së fundmi mbi një incident që i ka ndodhur atij në një metro. Në një intervistë të fundit gjatë podcast-it “Armchair Expert” me Dax Shepard, Cooper tregoi se si ishte duke shkuar për të marrë vajzën e tij, Lea, nga kopshti në tetor të vitit 2019 kur i ndodhi ngjarja. Aktori u shpreh se:

Kjo histori ka ndodhur përpara pandemisë. Unë zakonisht eci nëpër rrugët e Nju Jorkut gjatë gjithë kohës me kufje në vesh. Atë ditë kisha vënë edhe syze dielli e kapelë në përpjekje për të mos më njohur njeri. Po shkoja të merrja vajzën nga një shkollë ruse. Isha në fund të metrosë kur pashë që dikush po më afrohej me ngadalë. Mendova se ishte dikush që donte ndonjë foto. Isha gati duke i thënë që isha kundër postimeve në rrjete sociale, kur pashë një thikë me një dorezë druri. Më kujtohet se në ato momente mendova: “Qenka thikë e bukur!” Në vend që të rrija aty pa lëvizur unë nisa të vrapoj. U hodha sipër dhe u fsheha rreth hyrjes së metrosë. Nxora telefonin dhe në kohën që ai po dilte me vrap nga metroja, i bëra një foto. Pastaj e ndoqa nëpër shkallë dhe i bëra edhe dy foto të tjera.

Bradley tregoi se fotot ua dorëzoi menjëherë policëve të cilët e pyetën vazhdimisht nëse ishte lënduar. Pasi Cooper konfirmoi se ishte i padëmtuar, ai u kthye në metro dhe mori vajzën e tij, tha ai.

Rikujtojmë se, kur Lady Gaga dhe Bradley Cooper luajtën së bashku në “A star is born”, shumë fansa filluan të aludonin se mes tyre mund të kishte diçka romantike. Së fundmi, Bradley Cooper ka adresuar më në fund thashethemet për një romancë mes tyre duke thënë se zgjodhën të interpretonin performancën si një skenë nga filmi i tyre në një përpjekje për të ndihmuar në kontrollin e frikës së tij për të kënduar live.