Gossip Love & Sex

Braktisi familjen për refugjaten ukrainase, 30-vjeçari pendohet dhe kërkon rikthimin me bashkëshorten!

Së fundmi bashkëshortja e britanikut, i cili e la për refugjaten ukrainase që mirëpritën në shtëpinë e tyre, ka përjashtuar mundësinë që të ribashkohet me të. Tony Garnett, 30 vjeç, la partneren e tij prej 10 vitesh Lorna Garnett, 28 vjeçe, për Sofiia Karkadym, 22 vjeçe, vetëm 10 ditë pasi ajo mbërriti në shtëpinë e tyre në Bradford.

Vetëm katër muaj më vonë, ai tani pretendon se ai është ndarë me Sofian dhe e ka dëbuar nga shtëpia e tyre me qira, pasi e akuzoi atë se konsumonte alkool, përdori një thikë për të dëmtuar një mur dhe ndërhyu në marrëdhënien me dy vajzat e tij.

Lorna, nëna e dy fëmijëve të Tony-t, nuk është në gjendje të flasë publikisht për këtë ngjarje dramatike të familjes së saj për shkak të procedurave gjyqësore. ‘The Sun’ raportoi se ajo u tha miqve të saj se nuk do të bashkohej me të as pas një milion vjetësh. Një mik i saj u shpreh se Lorna është lënduar shumë nga veprimet e Tony-t, por ka mbetur e fortë dhe se i gjithë fokusi i saj ka qenë te fëmijët.

Pasi lidhja e tyre u bë virale, refugjatja ukrainase nga Lviv, u shpreh se:

Nuk më ka shkuar në mendje ta prish atë familje, më ka pëlqyer. Kalova shumë kohë me Lornën (gruan e Tonit) dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo kishte dy fytyra. Dyshimi i vazhdueshëm, tensioni, thjesht na shtyu mua dhe Tonin më afër. Ajo e krijoi këtë situatë duke thënë vazhdimisht se diçka po ndodhte, por nuk po ndodhte. Është faji i saj.