Bota

Brazil, të paktën 5 të vdekur nga reshjet në jug dhe juglindje të vendit!

Të paktën 5 persona kanë vdekur në Brazil për shkak të reshjeve intensive që kanë goditur rajonet jugore dhe juglindore prej dy ditësh.

Stuhitë më të forta u regjistruan dje në shtetin jugor të Santa Catarina, ku një burrë u mbyt në periferi të kryeqytetit Florianópolis dhe një tjetër vdiq pasi u bllokua nën një rrëshqitje dheu në Vale do Itajaí, në brendësi të shtetit.

Edhe një zjarrfikës u zhduk kur anija që ai po kryente një shpëtim në qytetin e Navegantes në bregun e Atlantikut u përmbys.
Në Rio de Zhaneiro, në juglindje, një grua vdiq pardje në komunën Conceicao de Marabu dhe një burrë u godit nga rryma gjatë përmbytjeve në komunën Carapebus.

Ndërkohë, në shtetin Espirito Santo, një burrë ka humbur jetën dje dhe qindra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhive. Situata më kritike vërehet në qytetet Fundao dhe Vianna. Ndërkohë, në Parana (në jug) rifilluan sot kërkimet për rreth 30 persona të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu që mori me vete kamionë dhe automjete në autostradën BR 376.